Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetarja e Sindikatës së Mjekëve: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, do të vazhdojmë me protesta

 
   

Kryetarja e Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Tevide Imeri, ka njoftuar se  ditën e hënë kanë pasur një takim me ministrin Murati, ku është arritur një marrëveshje për të përsëritur dhe specifikuar kërkesat e Sindikatës, si dhe arsyet e domosdoshmërisë së kontratës kolektive. Sipas Imerit, ministri Murati kërkoi që sindikata të dërgojë përsëri kërkesat dhe të shpjegojë më tej arsyet, ndërsa ata kërkuan një përgjigje brenda 2-3 ditësh.

‘’Me ministrin Murati kemi pasur takim ditën e hënë e kemi bërë njëfarë lloj marrëveshje që t’i specifikojmë edhe ne kërkesat tona edhe një herë dhe arsyeshmërinë e kontratës kolektive pse duhet ta kemi kështu ka kërkuar ministri Murati edhe ne i kemi kërkuar që të kemi përgjigje brenda 2-3 dite në lidhje me këtë dhe a jemi përafërsisht në ndonjë pikë a pajtohemi’’, tha Imeri.

Imeri shtoi se, nëse ka një pajtueshmëri në lidhje me kërkesat dhe kontratën kolektive, ata janë të gatshëm për një takim të dytë. Megjithatë, nëse nuk ka asnjë përputhje dhe kërkesat e sindikatës nuk merren parasysh, nuk do të ketë arsye për të vazhduar takimet dhe do të intensifikohen protestat.

‘’Në qoftë se duan ta bëjnë takimin e radhës dhe në rast se nuk kemi asnjë përputhje nuk kemi asnjë arsye të takohemi dhe vazhdojmë me protesta’’, tha Imeri.

Ajo theksoi se, nëse Ministria ndryshon mendim dhe është e gatshme të nënshkruajë Kontratën kolektive ose të realizojë kërkesat e sindikatës, do të vazhdojnë me marrëveshje, por nëse kjo nuk ndodh, protestat do të vazhdojnë.

‘’Në rast se ndërrojnë mendje për nënshkrim të kontratës apo realizim të kërkesave atëherë sigurisht që do ta bëjmë një marrëveshje atëherë do të vazhdojmë me protesta ashtu siç kemi filluar‘’, përfundoi Imeri.