Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy cisterna ruse me naftë fundosen në Detin e Zi

Dy cisterna ruse nafte me 29 anëtarë të ekuipazhit në bord janë fundosur në Detin e Zi për shkak të motit të keq dhe nga to tani po rrjedh naftë, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.

Një video e postuar në Telegram nga autoritetet ruse tregon një nga cisternat të ndarë në gjysmë dhe duke u fundosur mes një stuhie të fortë, teksa duken qartë edhe rrjedhjet e naftës, raporton BBC.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Të paktën një anëtar i ekuipazhit besohet të ketë vdekur, teksa autoritetet po hetojnë për neglizhencë kriminale, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Incidenti ndodhi në ngushticën e Kerçit, që ndan Rusinë nga Krimeja e pushtuar.

Të dy cisternat kanë një kapacitet ngarkimi prej rreth 4,200 ton naftë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.