Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“VeçVepra”, Limaj në Llap flet për problemin e pazgjidhur të rrugës Podujevë-Prishtinë: Shkakton dëme të mëdha

 
   

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Podujevë, ku ka shpalosur programin për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Limaj në Llap, ka folur edhe për problemin e pazgjidhur të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai ka shtuar se ky problem vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës, dhe shkakton dëme të mëdha te bizneset këtij qyteti.

“Sot në shtabin zgjedhor të NISMA-së në Podujevë shpalosëm programin fitues për vitin 2025! Sikurse në gjithë Kosovën, edhe në Podujevë qytetarët e kësaj zone përballen me sfida të ndryshme ditore, dhe sidomos problemi i pazgjidhur i rrugës Prishtinë-Podujevë.  Kjo pengesë, përveç se vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës, shkakton dëme të mëdha edhe te bizneset e këtij qyteti. Podujeva është afër listës fituese, sepse është koha për vepra, dhe lista jonë është veçVEPRA”, ka shkruar Limaj në Facebook, të dielën.