Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Trump dha një lajm të shkëlqyer për Kosovën dhe shqiptarët”

 
   

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar vendimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, ku i jep ‘bekimin’ Turqisë që të menaxhojë situatën dhe ndihmat ndërkombëtare për Sirinë.

Ai e vlerësoi si gjë pozitive, derisa tha se ky është sinjali i parë që Trump do të ndërtojë një rend të ri botëror.

Bytyçi këtë e cilësoi si një lajm të shkëlqyeshëm edhe për shqiptarët dhe Kosovën, gjë për të cilën tregoi arsyet.

“Në rendin e ri botëror ky koncept i një bote të ndërtuar me shtete dhe kombe të pavarura e sovrane do të forcohet akoma më shumë. Sanksionet ndaj shteteve që cënojnë territorin dhe sovranitetin e shteteve e të kombeve do të jenë drastike. Ndryshe nuk do të ketë vlerë një arkitekturë e re e botës së sotme!

Përfundimisht Donald Trump dha një lajm të shkëlqyer edhe për Kosovën dhe shqiptarët!”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pohuar se është Turqia ajo që do të duhet të kujdeset me krizën në Siri. Që do të thotë se Ankaraja merr bekimin amerikan për menaxhimin e situatës dhe të ndihmave ndërkombëtare për Sirinë. Kjo është një fitore e madhe për shtetin dhe kombin turk. Me këtë akt Donald Trump dha sinjalin e parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të ndërtojnë një rend të ri botëror, duke e deleguar kujdesin për paqen dhe sigurinë globale te disa Fuqi Rajonale.

Nga ky moment duket se Turqia do të jetë aktor shumë i rëndësishëm ndërkombëtar. Unë parashikoj që në rendin e ri ajo të zërë vend në Këshillin e Ri të Sigurimit të OKB-së, si anëtare e përhershme. Për shqiptarët ky zhvillim i ri është me domethënie të jashtëzakonshme. E di se ka njerëz të indoktrinuar që do të thonë se “Turqia do që të restaurojë perendorinë e re osmane” dhe se “do të na ripushtojnë” si në mesjetë. Por e vërteta është krejt ndryshe, sepse jetojmë në kohë të reja dhe moderne.

Në mesjetë nuk kishte shtete, ndërsa Lidhja e Kombeve është marrëveshje e të gjitha shteteve të globit për të jetuar në paqe! Në rendin e ri botëror ky koncept i një bote të ndërtuar me shtete dhe kombe të pavarura e sovrane do të forcohet akoma më shumë. Sanksionet ndaj shteteve që cënojnë territorin dhe sovranitetin e shteteve e të kombeve do të jenë drastike. Ndryshe nuk do të ketë vlerë një arkitekturë e re e botës së sotme!

Përfundimisht Donald Trump dha një lajm të shkëlqyer edhe për Kosovën dhe shqiptarët!