Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuçi: Jam i gatshëm t’i jap të gjitha fjalëkalimet, s’kam asgjë për të fshehur

 
   

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është paraqitur para Gjykatës Speciale për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me pengimin e drejtësisë.

Gjatë deklaratës së tij, Kuçi theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe është plotësisht i gatshëm për bashkëpunim.

Ai njoftoi se ka ofruar të gjitha fjalëkalimet që i janë kërkuar për pajisjet e tij kompjuterike dhe mbetet i hapur për të dhënë edhe të tjera nëse kërkohen nga gjykata.

“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që i kanë kërkuar dhe jam i gatshëm ti jap edhe të tjerat, për kompjuterin nëse është fjala. Dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, ka thënç Kuçi.