Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Partneriteti me BE-në në Siguri dhe Mbrojtje, Rama: Shenjë e lidhjes sonë të pandashme

Në Bruksel u nënshkrua sot Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, në praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Rama theksoi se “është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grup-kapitujsh”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim dhe t’ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë”, tha Rama, shkruan ATSH.

Rama tha se “kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Evropian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Evropian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Evropës”.

Tags: