Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çeku për Muzeun e Gjenocidit: S’lidhet me fushatën, vendimi është marrë vitin e kaluar

 
   

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka komentuar miratimin e themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ky vendim nuk është pjesë e fushatës zgjedhore, por vijimësi e angazhimit për dokumentimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera gjatë luftës në Kosovë.

“Ky vendim i Qeverisë, është marrë vitin e kaluar kur është themeluar grupi hulumtues, i cili ka bërë hetime të hollësishme. Ne kemi komunikuar me shtete të tjera që kanë praktika  të avancuar të muzealizimit të kaluarës së tyre, dhe ky institucion do të ndërtohet në bashkëpunim me shtetet që kanë përçojë të mirë në muzealizimit e të kaluarës së tyre. Puna e Qeverisë vazhdon nuk ndalet asnjëherë, as para zgjedhjeve, as pas. Kjo nuk ka të bëj asgjë me fushatë, është vazhdimësi e punës”, ka deklaruar Çeku.

Ndërkohë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar nga votimi.

Ministri Çeku ka shtuar se muzeu do të shërbejë për dokumentimin dhe prezantimin e së kaluarës së dhimbshme, duke theksuar se nuk ka qëllim gjeneralizues.

“I referohemi shteteve që kanë kryer krime, si ish-Jugosllavia dhe Serbia, dhe nuk ka kurrfarë gjeneralizimi,” ka shtuar Çeku.