Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinani: Çekut iu ndalua hyrja një orë para se të niste vizita e planifikuar

 
   

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dhënë detaje për ndalimin e hyrjes së ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në Serbi.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar  hyrjen e Çekut vetëm një orë para orës së planifikimit të mbajtjes së vizitës.

“Refuzimi i minutës së fundit, akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”.

“Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka thënë Sinani.