Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të vishni në darkat e fundvitit

Darkat e fundvitit janë eventet të cilat shumë kompani i aplikojnë edhe në vendin tonë, një celebrim i shkëlqyer me punëtorët të punës së tyre palodhshme njëvjeçare.

Megjithatë, kur vjen puna se çfarë duhet të veshim në këto evente, është gjithmonë një pikëpyetje e madhe.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas New York Post, truku është të gjeni një veshje që i përshtatet sensit tuaj personal të modës, por të njëjtën kohë të jetë një veshje e përshtatshme për një event pune.

Kur jemi tek dizajnët dhe ngjyrat, rekomandohet gjithashtu të anashkaloni nuancën e kuqe dhe jeshile të Krishtlindjeve dhe të provoni ngjyra të tjera sezonale, të tilla si bluja ose ngjyrë gështenjë.

Duhet përmendur fakti se veshja gjithashtu varet edhe nga natyra e profesionit.

Kur jemi tek këshillat se çfarë duhet dhe nuk duhet të vishni, mediumi amerikan liston disa prej tyre:

Mbathni këpucë të sheshta ose me take; të dyja janë të pranueshme;

Mos mbathni këpucë të llojit të atleteve;

Kombinoni veshjen me aksesorë si çantë apo bizhuteri;

Mos vishni asgjë shumë zbuluese, nuk rekomandohet fustanet shumë të shkurtra, pantallona shumë të shkurta, fustane me shpinën e zbuluar;

Mund të vishni xhinse nëse eventi është më i thjeshtë. Xhinset e zeza janë të rekomanduara në këtë rast;

Mos vishni diçka që s’do ta vishnit kurrë në zyrë;

Mund të vishni fustana me xixa, që përshtaten me sezonin e festave ose pëlhura të këndshme sikurse sateni dhe velvet.

Mos u limitoni me ngjyrat kuqe dhe gjelbër. E kaltra dhe nuanca të tjera janë gjithashtu të përshtatshme.

Vishuni për pozitën që dëshironi në punë nëse dëshironi të lini përshtypje.

Në rast se po kërkoni disa ide se si të visheni e të dukuni bukur në këtë evente, një influencere në YouTube, ju ndihmon pikërisht në këtë drejtim dhe mund të frymëzoheni edhe ju.