Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova bëhet me muze dokumentimi të krimeve të Serbisë

 
   

Kosova do të bëhet me muze ku do të dokumentohen dhe prezantohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë. Për këtë vendim që mori qeveria një ditë më parë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, thotë se ky muze fillimisht themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Muzetë, si institucion i pavarur muzeal i nivelit kombëtar.

Ministri Çeku ka treguar se muzeu do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillohen procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re.

“Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të dokumentohen dhe prezantohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë. Muzeu fillimisht themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Muzetë, si institucion i pavarur muzeal i nivelit kombëtar. 

Do të ndërmerren të gjithë hapat përkatës, për hartimin e konceptit muzeor dhe kuratorial, si dhe për projektin arkitektonik dhe hapësinor të ndërtesës së Muzeut. Muzeu do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillohen procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re”, ka shkruar ai.