Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.

Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar.

Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë./Radio Evropa e Lirë