4
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona Llalloshi në politikë, duke pohuar se i sheh me simpati angazhimet e figurave publike nga sferat tjera, në këtë fushë.
Megjithatë, bashkëpunëtorja e tij artistike e hitit “Simpatia”, për Memli Krasniqin, ka gabuar në përzgjedhjen e saj partiake.
“Sa i përket angazhimit, unë i shoh me simpati angazhimin në politikë të figurave publike që vijnë nga sferat tjera.”
“Te rasti i Edonës, mendoj që ia ka huq partisë, po ça me bo.”
Ora 7: Pse? – është dashtë me shku te simpatia?
“Jo, domosdoshmërisht, por mendoj që unë kur kam hy në politikë kam hy në kohën kur PDK ka qenë opozitë dhe kjo punë i ka 20 vjet.”
“Dhe mendoj që angazhimi në politikë është shumë më i mirë kur njerëzit e fushave të ndryshme i ofrohen ndryshimit, i ofrohen partive që vërtetë e kalojnë njëfarë procesi të ndryshimeve dhe që kanë çka me ofru ma shumë se sa këtë çka po e shohim sot.”