Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama i vendosur, duhen 6-8 javë për mbylljen e TikTok në Shqipëri

Më 21 Dhjetor qeveria në Shqipëri mori vendimin për mbylljen e TikTok si rezultat i një procesi disa javor këshillimi me prindër e mësues në shkollat e vendit pas ngjarjes tragjike të ndodhur te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria nuk bën hap pas me vendimin që ka marrë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë dhe siç e kam paralajmëruar është një vendim për implemmtimin e të cilit do të na duhet 6 deri në 8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.