Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fadil Aliu jep njoftim me rëndësi për banorët e katër fshatrave të Prishtinës

Shefi i personelit në komunën e Prishtinës dhe kandidati për deputet nga LDK ka dhënë një njoftim me rëndësi për banorët e katër fshatrave të Prishtinës, te Barilevës, Drenocit, Prugovcit dhe Koliqit.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ tregoi se pas marrëveshjes mes Komunës dhe operatorëve privatë të transportit, nga data 1 Janar 2025, operatorët privatë do të operojnë në të njëjtat kushte si Trafiku Urban.

Çmimet e biletave të këtyre linjave janë:Bileta një drejtim: 0.50€Bileta ditore: 0.80€ (e vlefshme për linja të tjera gjithashtu).

Postimi i plotë:
“NJOFTIM shumë me rëndësi për Banorët e Barilevës, Drenocit, Prugovcit dhe Koliqit!Pas marrëveshjes mes Komunës dhe operatorëve privatë të transportit, nga data 1 Janar 2025, operatorët privatë do të operojnë në të njëjtat kushte si Trafiku Urban, dhe me këtë rast një kërkesë e vazhdueshme e banorve të këtyre fshatrave po realizohet, kërkesë kjo e cila ishte edhe premtim i kryetarit të Kryeqytetit Perparim Rama🚍.💳Çmimet e biletave të këtyre linjave janë:Bileta një drejtim: 0.50€Bileta ditore: 0.80€ (e vlefshme për linja të tjera gjithashtu)Orari i Transportit me autobus në linjën “Prishtinë – Barilevë – Prishtinë”, dhe linjën “Prishtinë – Koliq – Prishtinë” është si më poshtë.