Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Apeli i GJKKO ktheu masën detyrim paraqitje ndaj Berishës, PD njofton protestë para SPAK

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur masën detyrim paraqitje dy herë në muaj për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e hënë, në orën 9:30 do të organizojë një protestë tek SPAK në mbështetje të kryetarit të tyre.

Në protestë do të marrin pjesë edhe deputetë.

“Të dashur miq! Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”

Ky mesazh iu është shpërndarë të gjitha strukturave të PD-së.

 

Tags: