Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritje të gjata në Merdarë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja

 
   

Mërgimtarët, të cilët morën rrugë për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e Evropës ku ata veprojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova.

Nga përditësimi i ri, bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Merdarë, rreth 2 orë e gjysmë pritje, me kolonë deri në 2300 metra.

Po ashtu pritje ka edhe te Dheu i Bardhë që shkojnë deri në 1 orë e gjysmë, me kolona deri në 500 metra.