Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Personi që kreu sulmin në New Orleans ka vizituar më parë qytetin dhe bëri video me syze të mençura, thotë FBI

Njeriu përgjegjës pas sulmit me kamionë në New Orleans në ditën e Vitit të Ri ku la të vdekur 14 njerëz, ka vizituar këtë qytet dy herë dhe ka xhiruar video përmes syzeve të mençura të Metas, tha një zyrtar i FBI.

Shamsud-Din Jabbar poashtu ka udhëtuar në Kajro dhe Kanada para sulmit megjithëse nuk dihet nëse këto vizita janë të lidhura me sulmin, tha zëvendës ndihmësi i drejtorit Kristofer Raia, në një konferencë për shtyp.

Policia e qëlloi fatalisht të akuzuarin Jabbar, 42, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në vendin e përplasjes së kamionit me qira në rrugën Bourbon, e njohur për atmosferën festive në Lagjen Franceze historike, në Neë Orleans, raporton Associated Press.

Deri tash hetuesit federal besojnë se Jabbar ka vepruar si i vetëm, por që vazhdojnë të kërkojnë në kontaktet e tij.

“Agjentët tanë janë duke kërkuar përgjigjje mbi atë se ku ka shkuar, me kënd është takuar, dhe se a mund të kenë lidhje këto vizita me veprimet e tij këtu.” ka thënë Myrthil./teve.info/