Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Justin Trudeau jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kanadës

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka dhënë dorëheqje.

Kanadezët, sipas tij, meritojnë një opsion të mirë në zgjedhjet e ardhshme, dhe se ai nuk mund të vazhdojë të jetë lider i Partisë Liberale në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se mendon se heqja e “polemikës” rreth udhëheqjes së tij është një mundësi për të ulur temperaturën dhe për të pasur një qeveri që fokusohet në çështjet komplekse me të cilat po përballen kanadezët në muajt e ardhshëm.

Trudeau, i cili është në mandatin e tij të tretë si kryeministër, tha se ishte koha për një “fillim të ri në parlament” në mënyrë që vendi të navigoj kohëra “të ndërlikuara” brenda dhe jashtë vendit, raporton BBC.

Duke iu përgjigjur njërës nga pyetjet e reporterëve, ai tha se njëri nga pendimet e tij për këtë mandat është mosarritja e bërjes së reformave elektorale./teve1/