Zejnullah Jakupi, analist , ka komentuar deklaratën e Richard Grenell, ish-emisar i administratës Trump për misione të veçanta, e cila u bë të hënën në lidhje me raportet e SHBA-së me Kosovën.
Jakupi theksoi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë të mira, pavarësisht deklaratave të Grenell, të cilat ai i ka bërë edhe vitin e kaluar dhe tani.
Sipas Jakupit, këto deklarata janë gabim dhe po shpërndahen më shumë nga shumica e mediave dhe opozita.
“Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë të mira, edhe pse kemi këto deklarime nga Richard Grenell, siç ka bërë edhe vitin e kaluar dhe tani, është gabim sepse shumica ose opozita jonë dhe pjesa deri diku e mediave po i fryjnë këtij kërcënimi”, tha Jakupi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.