1
Mjekët shqiptarë kanë shënuar suksese të mëdha ndërkombëtare, duke kontribuar në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe shkencës mjekësore. Ata janë bërë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit, duke lënë gjurmë në spitale, universitete dhe qendra kërkimore në vende të ndryshme.
Ndër këta emra, edhe Dr. Haki Kryeziu, që është kryemjek i Kirurgjisë në Klinikat Universitare të Salzburgut (SALK) që nga viti 2015 dhe ka hapur një ordinancë private në Salzburg në vitin 2022, ku ofron shërbime si mjek familjar dhe kirurg i viscerale. Ai ka shkuar në Austri në vitin 1991 si stazhier i sapo diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Lufta në Kosovë e ndihmoi të angazhohej në ndihma humanitare për vendlindjen.
Dr. Kryeziu e ka pasur gjithmonë ëndërr të bëhej kirurg, dhe pas disa vitesh përvojë dhe punë në Salzburg, ai vazhdoi specializimin për kirurgji viscerale në Bavari, Gjermani, ku e mbaroi pas 6 vitesh. Ai është i dashuruar me qytetin e Salzburgut, të cilin e krahason me Prizrenin dhe Pejën për bukurinë e tij.
Dr. Kryeziu njihet për përkushtimin e tij ndaj pacientëve shqiptarë në Austri dhe ndihmën ndaj rasteve të vështira nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Në të kaluarën, ai ka operuar edhe nënën e tij në Prizren. Ai ka ndihmuar në modernizimin e kirurgjisë në QKUK dhe është i gatshëm për trajnimin e gjeneratave të reja në vend.
Dr. Haki Kryeziu ofron vizita specialistike kirurgjike, te gjitha llojet e dignostifikimit me:
– Ultrazë
– Gastroskopi Kolonoskopi
– Proktoskopi
– Trajtimin e venave dhe kapilarëve (me Laser) si kirurgji ditore
– Trajtimi i Hemorroideve me Laser si kirurgji ditore, miniinvazive, pa dhimbje dhe pa Hemorragji.
– Trajtimi i Fistulave kronike anale me Laser
– Trajtimi i Fisurave anale me Laser
– Trajtimi i Fistulave pilonidale me Laser – Trajtimi i Kondylomave (me Laser)
– Trajtimi i Hiperhidrozes (djersitjes) së pa kontrolluar (me Laser)
– Kirurgjinë e te gjitha Hernieve me invazion ninimal laparoskopik
– Endolift- të Fytyrës (me Laser)
– Botox
– Filler
– Kontakti 7/24
WhatsApp/Viber:
+436644202148