1
Florian Dushi vazhdon të jetë një nga emrat më premtues të skenës politike në vend.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në kryeqytet, tashmë është në garë për deputet nga radhët e “LDK”-së.
Dushi, ka pasur një takim me Shoqatën e Bizneseve të Vogla të Prishtinës.
“Biseduam për Programin e LDK-së, listën e kandidatëve, vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe nevojën e madhe që vendi ka për një qeverisje e cila merret me problemet reale të vendit dhe qytetarëve tonë dhe jo për një qeveri e cila inskenon kriza e tensione për të mbuluar mospunën dhe dështimet e veta!”
Florian Dushi në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet nga radhët e LDK-së dhe mbanë numrin 34.