Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas Kaçanikut Abdixhiku me tubim në Han të Elezit: Plot shpresë e vullnet

 
   

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numër zgjedhor 124, është shfaqur nga një tubim madhështor prej Hanit të Elezit, pas atij në Kaçanik.

Abdixhiku tha se në Han të Elezit u pritën me plot shpresë dhe vullnet.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet! Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi!”.

“LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë!”.