Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vritet me armë zjarri një 36-vjeçar në Bulqizë

Një person është vrarë me armë zjarri në Bulqizë të enjten.

Policia tha se rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.


Reklamë

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi 34 vjeç (i afërm me shtetasin Vasil Kamberi), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./euronews.al