Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trepça i largon përkohësisht tre punëtorë nga puna

 
   

Ndërmarrja “Trepça”  tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna, personat në fjalë janë me inicialet M.S., B.Sh. dhe E.K.

Në njoftimet e lëshuara nga ndërmarrja thuhet se M.S. i është shqiptuar sot masa disiplinore “largim i përkohshëm nga puna”.

“I njëjti me datën 10.01.2025 në ora 06:30 është skenuar përmes kartelës dhe ka dalur nga rrethoja afër portës nr. 1, ashtu që ka kryer shkelje  të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, e njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj B.Sh. dhe E.K.

“Të njëjtit me datën 07.01.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.