2
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e ka fituar gjyqin ndaj publicistit Hajrullah Tërnava.
Pacolli e kishte paditur për shpifje Tërnavën në një gjykatë në Gjermani.
Subjekt i padisë ishin akuzat e bëra nga publicisti Tërnava, të publikuara nga gazetën Kosova Sot, ndaj Pacollit për rastin e veprimtarit Jusuf Gërvalla.
Tërnava, përmes një shkrimi editorial të publikuar në gazetën Kosova Sot, e kishte akuzuar Pacollit për përfshirje në vrasjen e Gërvallës.
Një gjykatë në Hamburg të Gjermanisë e ka miratuar si të bazuar padinë e Pacollit dhe e ka shpallur fajtor për shpifje publicistin Tërnava. Pacolli e ka publikuar aktgjykimin e plotë në formë fotografie në rrjetet sociale.
“Ai, së bashku me “gazetën” në mënyrë të vazhdueshme dhe jashtë çdo norme etike, profesionale e gazetareske ka shpifur dhe ka publikuar pretendime të trilluara, duke përdorur një gjuhë ofenduese e urrejtjeje dhe të padenjë. Nëpërmjet “shkrimeve” të tij të sajuara, ai ka tentuar të mashtrojë publikun, duke më akuzuar për çështje të ndryshme, madje edhe për vrasjen e Gervallës.