2
Tubimet e deritashme të koalicionit të udhëhequr nga AAK, nëpër qendra të vendit gjithandej po demonstron forcën, masivitetin dhe energjinë për ndryshim.
Koalicioni i fitores është besimi i qytetarëve në këto zgjedhje, thotë profesori i njohur Shemsedin Dreshaj, njëherit dhe kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit e vazhdon – Lista 137 përbën individë me vlera të dëshmuara, të ditur, të guximshëm dhe të përkushtuar për vendin. Me një elan të tillë dhe me liderë të dëshmuar, me program perfekt, ky koalicion është garanci për reforma esenciale dhe të ardhme të sigurte, Kosovën e sigurte, Kosovën e ëndrrave tona, Kosovën e së nesërmes.
Lista e fitores, thotë prof. Dreshaj , lista me nr 137 me njerëz të dijes dhe ekspertë, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është shpresa për Kosovën e së nesërmes, Kosovën e ëndrrave tona.
Më 9 Shkurt, stop mendësisë totalitare.
Votoni të diturit, të guximshmit, të dëshmuarit dhe të përkushtuarit për vendin. Siguria në vend të parë, -thotë profesori universitar , mjek i përkushtuar e i dëshmuar dr.Shemsedin Dreshaj.
Ju kujtojmë prof.dr Shemsedin Dreshaj ishte ndër më të zëshmit deputetë në Kuvendi e Kosovës gjatë mandatit të kaluar , e që zëri i tij do jetë edhe më i fuqishëm edhe si deputet i ardhshëm , tek është kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit me nr 19.
E pse duhet të votohet për Prof.Shemsedin Dreshaj, flet dhe kjo storie me pak fjalë: