Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj takohet me Grenell në SHBA

Në kuadër të vizitës në SHBA, Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta.

Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.

Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Grenell, do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.