Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti kërkon votën në fshat, fëmija ia jep mat!

Pa dyshim, u ka rënë të dëgjoni edhe ju se nëpërmjet katër gjërave që i kanë njihen çfarë janë:
Pema nga frutat e saj.
Gruaja në mungesë të burrit.
Bujaria në varfëri.
Shoku në vështirësi.
Ndërsa, tri gjëra nuk mund të rrinë të fshehura: hëna, dielli dhe e vërteta.
Sot shumë aktuale për popullin tonë, e vlen thënia: Bëhuni si pemët. Ndryshoni gjethet po jo rrënjët. Ndryshoni idetë, por ruani parimet, zakonet, traditat shqiptare, me të cilat kemi qenë të veçantë në botë.
Në kohën e tashme aq shumë është prishur morali sa të jesh i moralshëm të quajnë të prapambetur.
Luftova ta gjeja të drejtën te të tjerët dhe vdiqa duke e marrë me vete.
Shumë fytyra të pafytyra po bëhen në jetën tonë.
Pse?
Sepse, shkon një ministër në një fshat dhe pas fjalimit e premtimeve të mëdha, i afrohet një fëmije.
Dhe, duke e përkëdhelur, e pyet:
“Çfarë të sjell kur të vij herën tjetër?”.
“Një palë këpucë”, i përgjigjet fëmija.
“Çfarë numri?”, e pyet ministri, pa ia hequr dorën nga faqet.
“43!”, i thotë fëmija.
“43?! Po ti ende je i vogël për atë numër!”, i thotë deputeti.
“Kur të m’i sjellësh këpucët unë do jem i rritur!”, ia kthen fëmija.

Gani Dili