Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush pritet të jetë pjesë e kabinetit Trump

Presidenti Trump ka bërë të ditur emrat kryesorë për të nominuarit në pozitat kyqe shtetërore, përgjatë mandatit të tij të dytë.

Kabineti përbëhet nga të paktën 16 poste – zëvendëspresidenti dhe drejtuesit e 15 posteve ekzekutive.


Reklamë

Ndër emrat e ditur më të rëndësishëm janë edhe senatori i Floridës, Marco Rubio që është i përzgjedhuri i Trumpit për të qenë Sekretar shteti, e që do jetë këshilltari kryesor për marrëdhënie të jashtme, dhe top diplomati kur do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara jashtë vendit. Nëse aprovohet do jetë sekretari i parë i shtetit me prejardhje latine.

Një tjetër emër me rëndësi do jetë ai i nipit të ish-presidentit amerikan John F Kennedy, RFK Jr. që pritet të drejtoj Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane.

I nominuar për të qenë drejtor i CIA, është John Ratcliffe, kurse drejtor i Qendrës Nacionale, Tulsi Gabbard.

Një emër me rëndësi do jetë ai që shërbeu në mandatin e parë të Trump si i dërguar special presidencial për negociatat e paqes Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që pritet të shërbej si i dërguar për misione speciale.

Të nominuarit për drejtoritë duhet të konfirmohen edhe nga Senati.

Dy persona që pritet të jenë pjesë e kabinetit për të drejtuar departamentin e Efiçiences së Qeverisë, dhe që nuk kërkohet vota e senatit për t’i aprovuar, janë multi miliarderi, Elon Musk dhe ndërmarrësi dhe politikani, Vivek Ramaswamy./teve1/