Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Urdhërat ekzekutiv që Trump premtoi se do nxjerrë qysh javën e parë

Në fjalimin e tij të inaugurimit, Trump përsëriti premtimet që i kishte bërë  gjatë kampanjës presidenciale.

Ai tha se qysh ditën e parë do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, do të dëboj imigrantët dhe do dërgoj trupat për të ndaluar “pushtimin katastrofal të vendit tonë”.


Reklamë

Do të dëboj grupet kartele të cilat do i konsideroj si organizata të huaja terroriste.

Ai premtoj se do luftoj inflacionin dhe ul çmimet e larta, dhe njëra prej mënyrave që do e bëj është se do përdorë pasuritë e gazit dhe naftës të cilat thotë se do i eksportoj në gjithë botën.

Ai foli poashtu për politikat sociale, ku tha se do menjëherë do ndërprej ndërhyrjen qeveritare dhe censurimin, dhe do ua kthej amerikanëve lirinë e shprehjes.

Tash e tutje ai tha se, “qëndrimi zyrtar i qeverisë do jetë se ka vetem dy gjini: mashkull dhe femër.”

Ai poashtu premtoi se do i kthej ata që u përjashtuan nga ushtria për shkak të refuzimit të mandateve të vaksinës për COVID./teve1/