Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili supozohet se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e uroi atë, pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Rutte tha se me kthimin e Trumpit, do të përshpejtohen shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje.
“Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës – përmes NATO-s”, shtoi ai.