Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Hoti ka thënë se pret nga Donad Trump një qasje dinamike dhe pragmatike në adresimin e problemeve.
“Unë mendoj që në terma të përgjithshëm politika e jashtme amerikane nuk ka ndërru karshi Kosovës. Pres që të ketë një qasje shumë më dinamike dhe ndoshta shumë më pragmatike në adresimin e problemeve”, ka thënë Hoti.
Sipas Hotit, qeverisja e fundit katërvjeçare në SHBA nuk ka prodhuar politikë të jashtme dinamike amerikane.