Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhjetë persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Turqi

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 32 kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi.

Sipas mediave turke arsyet e zjarrit deri më tash nuk dihet.


Reklamë

“Sot në orën 03:27 është marrë lajmërimi se ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya dhe në zjarr kanë ndërhyrë 267 personel nga institucione dhe organizata të ndryshme publike dhe ndërhyrja vazhdon. Fatkeqësisht numri i të vdekurve është rritur, në 10 dhe numri i të lënduarve është rritur në 32. Uroj mëshirën e Zotit për qytetarët tanë dhe shërim të shpejtë për të lënduarit tanë”, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Pas njoftimit, shumë brigada zjarrfikëse, AFAD, UMKE dhe ekipe mjekësore dhe helikopterë u dërguan në rajon nga qendra e qytetit, rrethet dhe krahinat përreth.

Ndërsa personat që qëndronin në hotel janë evakuuar për shkak të zjarrit, ekipet po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në përmasa të mëdha.

Guvernatori i Bolu-s, Abdülaziz Aydın njoftoi në transmetimin e drejtpërdrejtë të TRT Neës se, sipas gjetjeve fillestare, rreth orës 03.30 të natës ka rënë zjarri në katin e restorantit të hotelit, ku ndodheshin rreth 234 të ftuar.