Trump fillon me veprimet ekzekutive që kishte premtuar që në ditën e parë. Por fillimisht ai shfuqizoi dhjetëra veprime të presidentit Biden.
Ashtu siç kishte premtuar, ai të hënën vonë, fillimisht lëshoi falje për të akuzuarit për trazirat e 6 janarit, 2021 në Kapitol. Kjo si pjesë e asaj që e përmendi edhe në fjalimin inaugurues se do i jap fund rasteve federale kundër “kundërshtarëve politik”.
Ai poashtu nënshkroi një memorandum kryesisht simbolik për të luftuar inflacionin e konsumatorit dhe premtoi se do ulë kostot e të gjitha mallrave të konsumit.
Sa I përket tregtisë, presidenti tha se do vendosë tarifa 25% në Kanada dhe Meksikë duke filluar nga 1 shkurti, kjo si pjesë e premtimit që e përsëriti në fjalimin e marrjes së detyrës ku tha se do ulim taksat për qytetarët tanë e do I ngrisim taksat për të tjerët.
Presidenti deklaroi një emergjencë nacionale në kufirin ShBA-Meksikë dhe planifikon të dërgoj trupa për të ndihmuar agjentët e imigracionit.
Ashtu siç pritej, Trump nënshkroi dokumentet për t’u larguar nga marrëveshjet e Parisit për klimën, dhe tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Trump do heq mbrojtjen e veçantë për personat transgjinorë, dhe do ndërprej programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes Brenda qeverisë federale, gjëra të cilat janë në përputhje me premtimet që kishte bërë gjatë fushatës.
Ai planifikon të mbajë TikTok të hapur për amerikanët duke dhënë afat prej 75 ditësh për të gjetur blerës amerikanë, në mënyrë që të arrijë të mbrojë interesat e sigurisë kombëtare./teve1/