Senati voton unanimisht propozimin e presidentit Trump për sekretar shteti, Marc Rubio, i cili bëhet anëtari i parë i konfirmuar i kabinetit të tij.
Rubio, senatori republican I Floridës, u votua me votua me 99 vota për.
Një tjetër person që pritet të aprovohet deri të enjten është kandidati për drejtor të CIA, John Ratcliffe.
Rubio, i cili ishte i rrethuar nga kolegë në dhomën e Senatit, tha më pas se ndihet “mirë, por ka shumë punë përpara”.
“Është një punë e rëndësishme në një kohë të rëndësishme dhe jam i nderuar për këtë”, tha Rubio.
Demokratët kanë llogaritur se është më mirë që ata të shihen si më të gatshëm për të punuar me Trump, në vend që thjesht të vendosin një bllokadë për të emëruarit e tij. Ata po mbajnë kundërshtimin e tyre për disa nga zgjedhjet e tij të tjera që kanë më pak mbështetje, duke përfshirë Tulsi Gabbard për drejtor të inteligjencës kombëtare dhe skeptikun e vaksinave Robert F. Kennedy Jr. për sekretar shëndetësor, njofton Associated Press.