Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

WHO: Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do e rikonsiderojnë largimin nga organizata

Pas deklaratës së Trump, me marrjen e mandatit, se do nënshkruaj dokumentet për t’u larguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), ka reaguar po e njëjta në llogarinë e saj në platformën X, ku ka shprehur keqardhje për vendimin e Trump, duke përmendur rolin kyq që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në ngritjen dhe suksesin e kësaj organizate.

“ Për më shumë se shtatë dekada, WHO dhe ShBA-të kanë shpëtuar mijëra jetëra njerëzish dhe kanë mbrojtur amerikanët dhe të tjerët nga rreziqet shëndetësore. Së bashku i dhamë fund smallpox, dhe së bashku gati veçse e kemi zhdukur polion. Institucionet amerikane kanë kontribuar dhe përfituar nga anëtarësia në WHO.” ka thënë ajo.


Reklamë

Ata kanë thënë se presin rikonsiderim të vendimit nga ana e presidentit Trump, dhe janë të gatëshëm për dialog konstruktiv.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar në këtë organizatë./teve1/