Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Prokurorët kanë një kërkesë për Policinë për rastet me kryerës të panjohur

 
   

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe prokurori për çështje kibernetike në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, Nathan Brooks, si dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Sipas njofitmit, gjatë këtij takimi, kryeprokurorët dhe prokurorët e ZKPSH-së patën një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor me Brooks, për tema që ndërlidhen me krimet kibernetike, me ç’rast u shkëmbyen përvojat profesionale nga kjo fushë.

“Çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe numri i rasteve me kryerës të panjohur të veprave penale. Lidhur me këtë pati diskutime për gjetjen e një zgjidhje që do të ndikonte në zvogëlimin e numrit të këtyre rasteve, duke përfshirë edhe shtimin e kërkesave për Policinë e Kosovës që të angazhohet më shumë për zbulimin dhe identifikimin e këtyre kryerësve të veprave penale.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për Planin e Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2025, i cili plan do të jetë në harmoni me strategjinë e sistemit prokurorial”, thuhet në njoftim.