Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka tërhequr vëmendje dhe kritika për shkak të një gjesti të diskutueshëm që e bëri në eventin e inaugurimit të presidentit Trump.
Shumë njerëz veprimin e tij e krahasuan me përshendetjen “Sieg Heil” e përdorur nga Adolf Hitleri dhe nazistët.
Musk, një aleat i palëkundur i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shpenzoi miliona në fushatën e rizgjedhjes së Trump, falënderoi mbështetësit e mbledhur të presidentit në “Capitol One Arena” në Uashington, DC, duke vendosur dy herë dorën e djathtë mbi zemrën e tij përpara se të zgjaste krahun në një lëvizje lart.
“#Breaking: Zyrtari i lartë i administratës Trump, Elon Musk falënderon mbështetësit me një përshëndetje naziste,” shkroi gazetari Noga Tarnopolsky në X, i njohur më parë si Twitter para se Musk ta blinte atë.
Musk nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të shumta të bëra në X.
Elon Musk concludes his speech at Donald Trump’s inauguration with a gesture sparking controversy, igniting heated debates over its meaning and intent ⤵️ https://t.co/Y34NLYNerN pic.twitter.com/dMYik9pLFK
— Anadolu English (@anadoluagency) January 20, 2025