3
Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar Albin Kurtit duke e akuzuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së i ka çuar në pikën më të ulët.
Grenelli në “X” ka postuar një shkrim të Kurtit kur e kishte cilësuar Joe Bidenin si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Zyrtari i lartë i administratës së Trumpit ka thënë se Kurti “zhvilloi beteja politike dhe veprime të njëanshme”, duke i sjellë marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën e ulët.
“Ai u dënua nga liderët evropianë, të NATO-s dhe nga ekipi i Biden”.
“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta”.
“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Grenell.