1
Në sallën e shkolles ‘Gjergj Fishta’në Prishtinë, me një organizim e atmosferë madhështore , Dega e Dytë mbajti tubim, tek kryetar është Florian Dushi , veprimtari i njohur i LDK -së dhe bashkëpunëtori i ngushtë ish- Presidentit Dr. Ibrahim Rugovës.
Tubimi ishte tejet i veçantë . I veçantë nga se, tubimi parazgjedhor në Degën e Dytë të LDK-së u shndërrua në një manifestim madhështor të fitores së madhe të LDK-së dhe ndryshimit në vendin tonë.
Këtë ngjarje , tek qytetarët shprehën mbështetje të fuqishme për ndryshimin, Dushi e shënoi edhe në rrjetin e tij social .
Postimi i plotë
Në këtë manifestim, me një pjesëmarrje masive, kjo Degë – pjesa e vjetër dhe qendrore e kryeqytetit – së bashku me qytetarët e saj, dëshmuan vullnetin dhe përkushtimin e madh për ndryshim.
Në prani të kryetarit të LDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku, u theksua se, në një proces të lirë dhe demokratik, më 9 shkurt, ky rregjim antidemokratik do të largohet nga qeverisja e vendit.
Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e korridori ishte plot, por plot ishte edhe oborri. E paparë.
Si kryetar i kësaj Dege, falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e sontëm.
Fitore ✌️
#floriandushi34
#behundryshimi124