Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyra e Kryeministrit Kurti ndan tenderin për autobusët për ngjarjet e mëdha

Zyra e kryeministrit të vendit ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

Këtë herë, është arritur të nënshkruhet marrëveshje për shërbimet e transportit me autobus.

Kjo kontratë përfshin transportin me autobus dhe minibus, brenda dhe jashtë vendit, për aktivitete të ndryshme, si përvjetorët, mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit, grupe pune dhe trajnime të ndryshme.

Përshkrimi i kontratës, i publikuar nga E-prokurimi, sqaron se shërbimi do të ofrohet për ngjarje të organizuara nga zyra e kryeministrit, si edhe aktivitete të tjera që lidhen me qeverinë dhe institucione të ndryshme.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 60 mijë euro, porse e njëjta është arritur për 46 mijë e 900 euro, transmeton IndeksOnline.

Tenderi i është besuar agjencisë “Memi Reisen”, me kohëzgjatjen prej 24- muajve.

Në njoftim bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 59,850 euro. /IndeksOnline/