Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj u kundërpërgjigjet fyerjeve: A kam faj që m’çilen dyert në Pentagon, a kam faj që Milloshi m’gjuajti n’familje e…

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, u është përgjigjur fyrjeve që i janë bërë ndaj tij ku zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla Schëarz, e quajti ‘’gjeneral të vetëshpallur’’.

Ai nga tubimi në Gjilan, u rikthye edhe në kohë ndërsa pyeste se çfarë dëmi i bëri Kosovës që e krijoi ushtrinë.

“Kujt i bon dëm kjo, që kam mbërri me kriju ushtrinë, dhe atë me miratimin e Pentagonit.”

”Çfarë faji kom që unë hy në Pentagon?”.

”A i bëjë keq Kosovës, që na marrin qëllimshëm, me na çu në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Dhe pahiri aty dyert na i çelin dhe ishin në takim”.

”A kom faj që presin katër vetë aty? Çfarë të keqe i kom bo vendit me këtë?”

”Çka kam pasë faj unë më 24 mars 1998, kur jam sulmu në familje? Aty ka qenë nana, e të tjerë”

”A kom faj unë që Milloshi më gjuajti mu në shpi?”.

”Grada e gjeneralit, është rezultat i angazhimit tim për çlirim, por pastaj NATO ma ka dhënë. Bile oficeri që ma ka dhënë këtë të dytën është gjerman. Edhe ceremonia ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës, por s’kam qenë aty si deputet, por si oficer i TMK-së”.

”Nuk kam pasë faj edhe që ua kam heq maskat këtyre. E kam bo për popullin. E kemi projektu autostradën për Dheun e Bardhë. Këta nuk po iu thonë saktë krejt çka ka ndodhë”.