Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorit politik, Halil Matoshit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt lidhur me pikëpamjet e kësaj qeverie në raport me dialogun.
Matoshi ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi dialogut, teksa ka përmendur edhe raportet e kësaj të fundit me Shqipërinë.
“Për Shqipninë po kaj unë se i ka hup 40 vjet për qenien shqiptare”, ka thënë Matoshi.
Por megjithatë, ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Rexhaj.
“Jo more mos kaj për Shqipninë, mos u lodh Serbinë. I kena hallet tona”, ka thënë Rexhaj.
Tutje, Matoshi shtroi sërish pyetje ironike ndaj Rexhajt.
“Bunkera a keni menu me ndërtu në Kosovë?”, ka pyetur Matoshi.
“Po nuk ka nevojë tash për tash”, ka thënë Rexhaj.