Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zhurma për Drenicën: Ministri i Kurtit i quajti protestuesit ‘qyqarë’, çfarë ndodhi në Skenderaj?

Lëvizja Vetëvendosje është pritur me protestë dje pasdite në Komunën e Skenderajt, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti, si dhe janë dëgjuar duke bërtitur “Thaçi, Thaçi”, referencë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që tradicionalisht ka qenë në krye të garës në këtë komunë.

Në pamjet nga atje, shihej se Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë në aksionin e protestuesve, të cilët kanë përdorur edhe mjete piroteknike.

Ndërsa Vetëvendosje ka thënë se ka dështuar “përpjekja për ta pamundësuar tubimin në qytetin e Skenderajt”.

“Drenica është zemra e Kosovës. Rroftë familja Jashari! Rroftë Skenderaj! Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë ai.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ka dënuar këtë pritje në Skenderaj, ndërsa protestuesit i ka përshkruar si “qyqarë”.

Anëtarë të shoqërisë civile e kanë kritikuar Çekun për gjuhën e përdoru