Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i Popullit kritikon institucionet se po ia pamundësojnë përmbushjen e ligjit

 
   

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka kërkuar që të ketë më shumë bashkëpunim institucional në lidhje me ofrimin e të dhënave dhe informimit në mënyrë që të kryhen rastet nga ky institucion dhe të ketë sukses.

“Çdo punë e parë ka sfidat e veta duke parë edhe fushën delikate në bazë të demokracisë dhe vlerave ,pa të cilat nuk mund të ketë inspektim të drejtave të njeriut. Dua të theksojë atë që del në pah nga raporti prej miratimit të ligjit, për të drejtën dhe mbrojtjen ndaj diskriminimit nga viti 2015, pjesërisht është miratuar, por deri në vitin 2024 kur është publikuar raporti për vlerësimin dhe zbatimin e ligjit. Ne i kemi ditur pak a shumë sfidat dhe problematikat që na përcjellë kjo fushë, e para që del si konstatim dhe si shqetësim i ngritur nga unë si avokat është mungesa e të dhënave që do të thotë institucionet e Kosovës, nuk arrijnë të mbledhin dhe të fusin në informata të sakta ndaj diskriminimit të cilat i pa mundësojnë Avokatit të Popullit ta  përmbush ligjin”, tha Qelaj në tryezën “Raporti i Avokatit të Popullit lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”, tha Qelaj.

Ai tha se e kanë parë shumë të nevojshme që të mbajnë këtë tryezë për të vendosur theksin që kanë institucionet për të rritur kapacitet në drejtim të arritjes së nivelit të tillë që të jetë i plotë.

“Niveli i bashkëpunimit institucional kërkon vëmendjen e gjithkujt këtu, sepse informimi dhe ofrimi i informatave dhe dokumentacioneve përveç që është detyrim kushtetues bënë të arrihen rezultate që ne i synojmë”, ka thënë Qelaj.

Eva Palatova, zëvendëse e shefit të zyrës së BE-së, ka theksuar se vlerat fundamentale duhet të mbështeten dhe të mbrohen, në mënyrë që sipas saj, të mos ketë diskriminim.

“Për zyrën e BE dua të theksoj që sapo e tha avokati. Barazia, pavarësitë nga origjina, seksualiteti, etnia apo me aftësi të kufizuar po jetojmë si një shoqëri që i mbron këta njerëz dhe i mbështet diversitetin dhe të mbrojë e vlerat fundamentale. BE ka marrë shumë veprime për të siguruar që kjo mbrojtja kundër diskriminimitt të funksionoj. Është një qasje gjithë qeveritare që duhet të përfshirë të gjithë jam këtu për bashkëpunim në rrugën drejt integrimit të BE-së”, ka thënë Palatova.

Mary Ann Hennesy, shefe e Zyrës se Këshillit të Evropës në Kosovë ka potencuar se ky raport është një hap drejt ndalimit dhe luftimit të diskriminimin, që sipas saj, ndihmon Kosovën në integrimin në BE, raporton EO.

“Prodhimi i këtij raporti që ka të bëjë me luftimin e diskriminim dhe urrejtjen, fuqizimi i te ëdrejtave të njeriut në Kosovë është qëllimi esencial. Gjatë dy viteve të kaluara kemi luftuar diskriminim dhe urrejtjen, një themel që ka forcuar kapacitetin e Avokatit te Popullit, për te ëtheksuar rolin e tij. Në 2023 kemi punuar me Avokatin e Popullit kemi bashkëpunuar për ndalimin e diskriminimit dhe përpjekjet janë zhvilluar në mbledhjen e dëshmive. Vlerësojmë që ky raport shtroj një themel të fortë dhe rekomandimin e masave për të përmirësuar ligjin dhe zbatimin e efektit. Ne duhet të marrim të gjeturat dhe të kemi parasysh t’i ndalojmë ato. Ky raport është hapi i parë i një sistemi të vazhduar duke parë përpara për arritje dhe mbështetja e BE si partner rrit drejtimin për tu angazhuar”, ka thënë ajo.