Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafa: LDK-ja fituese në zgjedhje, Qosjës në politikë nuk i ec hiç

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja do të dal fituese nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një prononcim për Reporterin, Mustafa ka thënë se LDK-ja e meriton fitoren e zgjedhjeve, sidomos pas, siç tha ai, masakrës që iu bë partisë në vitin 2021.

“Mendoj se pas masakrës që iu bë LDK-së në vitin 2021 (një lloj holokausti për zhbërje politike) nga shumë akter të brendshëm, por edhe ndërkombëtar, ajo falë atyre që i qëndruan besnik po rikëmbet, maskat e mashtrimeve dhe e profiterëve po bien, po merr përkrahje të gjerë të qytetarëve dhe do të delë fituese, sepse e meriton”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa ka folur edhe në lidhje me përkrahjen që akademik Rexhep Qosja ia dha VV-së.

“Akademik Qosja është shkrimtar dhe intelektual i njohur. Në politikë nuk i eci hiç”, ka thënë Mustafa.