
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të mërkurën në Ankara me një delegacion nga Hamasi.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti Muhamed Darwish, kreun e Këshillit të Hamas Shura dhe delegacionin e Hamasit në Kompleksin Presidencial,” tha Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë.
Takimi u ndoq gjithashtu nga zyrtarë kryesorë turq, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, shefin e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin dhe Drejtorin e Komunikimit Fahrettin Altun, raporton agjencia turke Anadoly.