Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një aeroplan pasagjerësh përplaset me një helikopter në Uashington, besohet për mbi 60 të vdekur

Një avion pasagjerësh i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter ushtarak në Washington DC.

Të dy  avionët u rrëzuan në lumin “Potomac”.


Reklamë

BBC raporton se avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak.

Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar.

Zyrtarët policorë i kanë thënë CBS News se deri më tani ekipet kanë arritur të nxjerrin 18 trupa.

Përplasja ka ndodhur afër pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan” rreth orës 21:00 me kohën lokale, ka bërë të diturt Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë për CBS News./teve1.info/

 

Tags: