Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zhduken tre persona në Kosovë, dy prej tyre janë fëmijë

Një i mitur raportohet të jetë zhdukur në Fushë-Kosovë.

Rastin në polici e raportoi babai i viktimës, dje. Sipas tij, djali i vogël doli nga shtëpia më 22 janar dhe që nga ajo ditë nuk ka njohuri rreth vendndodhjes së të birit.

Ndërkohë, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se një prind nga Maqedonia e Veriut, me vendbanim në Ferizaj, raportoi se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia, më 27 janar. Ende nuk dihet se ku ndodhet ajo.

Rasti i tretë është raportuar po ashtu në Ferizaj, ku më 22 dhjetor, një nënë nga Pleshina deklaroi në polici se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia bën të ditur se të tri këto raste po hetohen nga autoritetet.