1
Fadil Ferati, mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Istogut dhe Kosovës.
Ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm.
Sot , me rastin e 14-vjetorit té vdekjes së tij , Florian Dushi , kandidati i LDK- së për deputet me nr 34 , e përkujton me një dedikim dhe foto të veçantë bashkëveprimtarin e tij , me të cilin shumë vite kanë bashkëpunuar e kontribuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës në kohën kur udhëhiqej nga Ish -Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova .
‘ Fadil Ferati, një kujtim i përmotshëm i një burri e politikani të veçantë, që mbylli jetën duke e ruajt respektin dhe vlerësimin për secilin!
Gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona!’ – shkruan Dushi në rrjetin e tij social .